Konfirmohen 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 250 të infektuar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë konfitmuar edhe 23 raste të reja me Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i të infketuarve ka shkuar në 250.
Ndërkohë IKSHP njofton edhe 14 persona e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar në 52 numrin e të shëruarve.
“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej njëzet e tre (23) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare), 2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë.
Janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52)”, thuhet në njoftim.