Konfirmohet, në Deçan shkaktar për helmimin masiv është bakteri E-coli

Në fshatin Drenoc ku ndodhi edhe helmimi masiv, mësohet se ka vlera të shtuara të baktereve E-coli. Si rrjedhojë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vlerësuar se uji në këtë fshat nuk është i pijshëm.

E-coli përfshin një grup të madh dhe të larmishëm të baktereve dhe disa mund të shkaktojnë të vjella, diarre e plogështi, simptoma këto që shfaqen deri në tre ditë pas kontaktit me të.

Sipas institutit, përveç E-colit, nga rajoni i Deçanit nga mostrat e marra me 13 korrik, janë identifikuar edhe disa bakterie jo patogjene që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijes. Derisa ekzaminimet mikrobiologjike nga mostrat e pranuara nga pacientet me shenja të infeksionit, ende nuk kanë përfunduar.

SHKARKO APP