Konjufca: Haradinaj nuk po mundet të dalë nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë dorëzuar karshi Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Hashim Thaçit.

Ai këto komente i ka bërë në një prononcim për media në hollin e Kuvendit, ku ka thënë se ‘Haradinaj nuk po mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit’.

‘Çkado qe ta rekomandojnë Thaçi e Veseli, Haradinaj nuk ka qare pa e bërë atë, sepse udhëhiqet nga principi i lakmisë për pushtet. Mundësia që PDK ta rrëzojë kur të dojë Haradinajn nga pushteti, e ka sjellë kryeministrin në atë pikë që i gëlltit ato që i ka thënë më herët. Unë mendoj se Haradinaj dhe Limaj janë vagonat që do t’i shtohen Thaçit në negociatat me Serbinë’, ka shtuar Konjufca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?