Konjufca pa vota, ekspertët thonë se Osmani duhej të shpallte zgjedhjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka dekretuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për formimin e qeverisë,  pas dështimit të përpjekjes së parë. Por Lëvizja Vetëvendosje,  sipas kreut të saj Albin Kurti,  ka të sigurta vetëm 56 vota,  të pamjaftueshme për zgjedhjen e Konjufcës si kryeministër.

Partitë e tjera parlamentare kanë deklaruar se nuk mbështesin një qeveri të drejtuar nga Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar procesin,  duke e cilësuar si zvarritje të qëllimshme të afateve kushtetuese. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që sot na propozohet më shumë se demokraci është monarki. Në demokraci mandati sigurohet me votë,  jo trashëgohet.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ekspertëve juridikë,  Presidentja Osmani nuk ka marrë garanci reale për formimin e qeverisë,  siç kërkohet nga Kushtetuta.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se nuk ka pasur deklarim publik nga ndonjë parti për mbështetje,  as marrëveshje koalicioni, as 61 nënshkrime të dorëzuara.

Konjufca ka afat deri më 19 nëntor për të prezantuar përbërjen e qeverisë dhe për të kërkuar votëbesimin e Kuvendit.

Nëse dështon,  zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen jo më herët se 21 dhjetori dhe jo më vonë se 4 janari 2026,  sipas përllogaritjeve kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?