Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur kosovar, u shërbeu shqiptarëve prej viteve 90
Doktori i njohur kosovar, Fadil Zuka, ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.
Sipas informacioneve, ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90, ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.
I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët kosovarë.
Doktor Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta, njoftojnë mediat lokale.