Koronavirusi/ Kosova regjistron 6 viktima dhe 392 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1618 tamponë prej të cilëve kanë rezultuar 392 raste pozitive.

Po në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 6 viktima si pasojë e koronavirusit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç).

Gjithashtu, autoritetet bëjnë me dije se janë shëruar 222 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 58.088 raste prej të cilëve 1.456 persona kanë humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?