Koronavirusi mbërrin në Kosovë, konfirmohen dy rastet e para

Kryeministri Albin Kurti e Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia Vitia në konferencë urgjente, kanë konfirmuar se tashmë kanë dalë dy raste pozitiv me coronavirus.

“Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia.

Dihet se Kosova tashmë ka ndaluar mësimin në shkolla dhe ka kërkuar masa të mbylljes në shtepi e në restaurante e tubime tjera publike. Deri tani , qeveria kosovare ka ndarë 10 milionë euro për t’u përballë me këtë pandemi.

SHKARKO APP