Koronavirusi në Kosovë: 880 të infektuar, 28 vdekje dhe 653 të shëruar

Dje për dallim ditëve të fundit kanë shënuar rritje rastet me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHP-së, janë shënuar 8 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 31 pacientë.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga data 08 shkurt deri më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.734 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 880 raste, me 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?