Koronavirusi në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 10 raste të reja me

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dhjetë raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se gjatë orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë si pasojë e virusit.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.

Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.

Në total numri i rasteve aktive është 627.

SHKARKO APP