Koronavirusi në Kosovë, asnjë viktimë dhe vetëm 5 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 presona të infektuar, e nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë viktimë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:
28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.
Në total numri i rasteve aktive është 335.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!