Korrigjimi i kufijve, Haradinaj: Kthehemi në të kaluarën tragjike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se korrigjimi i kufijve rrezikon kthimin në të kaluarën tragjike, ndërsa bisedimet me Serbinë duhet të çojnë në njohjen e ndërsjellë.

Gjatë takimit të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Bashkim Europian-Kosovë, Haradinaj bëri të qartë se është i interesuar të arrihet një marrëveshje detyruese ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kjo sipas tij nuk duhet të ndodh përmes territoreve dhe kufijve.

”Kur flasim për kufijtë i bie t’i kthehemi te shkuarës. Ne nuk jemi të interesuar të shohim rajonin dhe Ballkanin të kthehen mbrapa në atë kohë të tragjedive. E kaluara jonë ishte tragjike. Plagët janë ende të hapura në vendin tonë”, tha Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?