Korriku tragjik për Kosovën, 173 viktima nga COVID-19 përgjatë një muaji
Padyshim që muaj korrik për Kosovën është tragjik për shkak të shifrave të larta të të vdekurve nga COVID-19. Mësohet se vetëm brenda këtij muaji kanë humbur jetën 173 persona.
Nga marsi e deri më 1 korrik 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ishin regjistruar gjithsej 54 raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19, që ishin tashmë duke vuajtur edhe nga sëmundje të tjera.
Po ashtu, numri i të vdekurve ka arritur në total në 227 viktima. Teksa korriku nisi në Kosovë me vetëm 1 mijë e 293 raste aktive, po përfundon me 3 mijë e 525 raste aktive me COVID-19.