Korrupsioni nxeh diplomatët e huaj, duan “peshq të mëdhenj” në pranga
Si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, duket se janë ambasadorët më të shqetësuar me nivelin e korrupsionit, aq sa ata edhe nervozohen.
Në një takim me njerëzit përgjegjës për sundimin e ligjit në Kosovë, Ruair o Connel dhe Greg Delaëie, kanë shumë kritika për mungesën e luftimit të korrupsionit.
Bile ambasadori i Britanisë së Madhe i përmend dy raste si shembujt më të rëndë të dështimit të drejtësisë.
Kur foli për Zharkun, O Connel e cilësoi si skandal praninë e tij në një organizim të Qeverisë së Kosovës në Suedi. E drejtësinë e quajti selektive.
I ashpër u shfaq edhe ambasadori amerikan. Greg Delaëie tha se tani është moment I fundit për t’u zhdukur kjo dukuri.
Ndërkaq ministri i Drejtësisë Hajderin Kuçi tha se këtë luftë Kosova mund ta bëjë vetë pa ndihmën e ndërkombëtarëve.