Kosnett: Është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara dhe për t’u fokusuar nga e ardhmja.

Kosnett ka shkruar në Twitter se në përvjetorin e 20-të të përfundimit të luftës dhe ardhjen e KFOR-it, është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara, për atë që është përpara.

“Sfida që sot ju duhet të mendoni është se si duket një e ardhme më e ndritshme për vendin tuaj të ri”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?