Kosnett: SHBA do të vazhdojë përkrahjen e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett, nëpërmjet një mesazhi të urimit për festat e fundvitit ka thënë se edhe viti 2020 do të jetë vit që SHBA do ta vazhdojë përkrahjen e Kosovës.

Kosnett thekson se përkrahja e njerëzve në Kosovë do të vazhdojë në përpjekje për ndërtimin e ardhmërisë, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë.

Këtë mesazh diplomati amerikan e ka dhënëpër qytetarët e Kosovës, duke i uruar për festat e fundvitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovës. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”, ka thënë diplomati amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?