Kosovё: Parlamenti voton Hashim Thaҁin president

Zgjedhja e Hashim Thaҁit President u bë pas ndërprerjes së seancës disa herë me gaz lotsjellës nga opozita. Përreth godinës së kuvendit, përkrahësit e opozitës u përleshën me policinë.

Kosovo Parlament Tränengas Polizei Pristina Edhe seanca e jashtëzakonshme për votimin e presidentit ndërpritet nga gazi lotsjellës i opozitës

Pas një seance maratonё, qё u ndërprerë disa herë nga gazi lotsjellës i hedhur prej deputetëve të opozitës, me protestues përreth godinës së kuvendit duke hedhur “koktej-molotovi”, në drejtim të policisë, Hashim Thaҁi u zgjodh President i Kosovës me mandat pesë vjeҁar. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaҁi, i cili ishte kandidati për president në bazë të një marrëveshjeje të koalicionit qeverisës, PDK-LDK dhe lista “Serpska”, mori 71 pro, nga 81 deputetёt e pranishëm në sallën plenare. 10 fletvotime ishin të pavlefshme. Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetё.

Në dy raunde votimi Hashim Thaҁit, nuk e mori numrin e mjaftueshëm të votave, dy të tretat sa nevoiteshin, (80 vota), mirëpo, në raundin e tretë, Thaҁi mori 69 vota pro dhe në këtë mënyrë ai zgjidhet President i Kosovës.

48 vjeҁari Hashim Thaҁi, ka qenë dy herë kryeministër i Kosovës që nga viti 2007. Tani me zgjedhjen President i Hashim Thaҁi, sipas Kushtetutës, është i detyruar të japё dorëheqjen nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, post që e mban qysh prej 16 vjetёsh. PDK është parti e themeluar pas luftës nga ish-pjesёtarё të UҪK-së, ndërsa, Hashim Thaҁi ishte udhëheqësi politik i UҪK-së.

Gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit, forca të shumta policore ishin vendosur në ҁdo kënd të kryeqytetit, mirëpo, më të fokusuara ishin përreth institucioneve të Kosovës. Vetëm disa metra larg kuvendit të Kosovës qëndrojnë protestuesit e opozitës që tashmë janë vendosur edhe me tenda të cilët kundërshtonin zgjedhjen e Hashim Thaҁit president, sikundër kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Grupe protestuesish të opozitës gjatë kohës sa zhvillohej votimi për zgjedhjen e presidentit, filluan përleshjen me policinë duke hedhur shishe me benzinё (koktej-molotovi) në drejtim të policisë. Policia iu kundërpërgjigj protestuesve me gaz lotsjellës dhe pompa uji. Disa protestues u arrestuan.

Kosovo Proteste der Opposition gegen die RegierungProtesta edhe jashtë parlamentit

Seanca për zgjedhjen e presidentit filloi krejt në mënyrë normale (26.02) me prezantimin edhe konfirmimin procedural të dy kandidatëve: Hashim Thaҁi dhe Rafet Rama, nga po e njëjta parti, PDK. U hap debat ndërmjet deputetëve, të cilët ishin pro dhe kundër Hashim Thaҁit për president. Në fjalimin e tij nga foltorja e kuvendit, kryetari i lëvizjes Vetёvendosja, Visar Ymeri, tha se “Hashim Thaҁi, nuk mund të jetë President i Kosovës”, sepse sipas tij, ai ka nënshkruar marrëveshjen e 19 prillit 2013 me Serbinë, marrëveshje kjo që kulmoi sipas tij, me marrëveshjen e 25 gushtit të vitit të shkuar për bashkësinë e komunave me shumicë serbe e nënshkruar nga kryeministri aktual Isa Mustafa. Shumica e pikave të marrëveshjes së fundit janë cilësuar antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Edhe shumë deputetё tё tjerë të opozitës mbajtën fjalime kundër Hashim Thaҁit dhe partnerit të tij të koalicionit, kryeministrit Isa Mustafa, deri në momentin kur hodhën gazin lotsjellës dhe e ndërprenë seancën pak minuta para se të fillonte votimi për zgjedhjen e presidentit. Deputetët e opozitës sapo tentohej të fillonte seanca, hidhnin gaz lotsjellës derisa kryesia e kuvendit duke urdhëruar sigurimin, largoi nga salla shumicën e deputetëve të opozitës, të cilët siҁ u tha nga kryetari i kuvendit Kadri Veseli, penguan zhvillimin normal të seancës për zgjedhjen e presidentit. Pas largimit të shumicës së deputetëve të opozitës nga salla, procesi i votimit u zhvillua normal, ku në komisionin për verifikimin e votave mori pjesë një anëtar i opozitës, deputeti Ilir Deda nga radhët e Vetёvendosjes.

Hashim Thaci Premierminster KosovoHashim Thaҁi

Diplomatët e huaj të pranishëm në seancë

Në seancën e jashtëzakonshme (26.02) për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës të pranishëm në cilësinë e mysafirëve ishin edhe shumë ambasadorë të shteteve të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues ndërkombëtar. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuell Zhbogar, tha se “stabiliteti politik është një parakusht për zhvillim ekonomik, liberalizimin e vizave, procesin e normalizimit si dhe zbatimin e reformave evropiane dhe të MSA-së. “Ne besojmë se Kosova ka arritur në një fazë kur duhet të dëshmojë se është në gjendje të merret me çështje të saj. Qeveria dhe opozita duhet të gjejnë një mënyrë për t’u ulur në tryezë dhe të angazhohen në një dialog politik në interes të popullit të Kosovës, e të përpiqen për të gjetur një mënyrë demokratike e cila do të lejojë që Kosova të ecë përpara “, tha Samuell Zhbogar.

Edhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delwie tha, se SHBA e mbështet demokracinë në Kosovë, mirëpo janë kundër dhunës. ”Mund të them që jam sërish i dëshpëruar që opozita e ka penguar një proces demokratik në kuvend. Besoj që opozita e dëshmoi që mund të ketë debat, duke e dhënë secili mendimin e vet. SHBA beson në demokracinë e Kosovës dhe unë u jap përkrahjen time institucioneve të Kosovës. Falënderoj edhe Policinë e Kosovës, që po e bën punën e vet për t’i mbajtur të gjithë të sigurtё”, tha ambasadori amerikan Greg Delawie.

Pavarësisht zgjedhjes së presidentit vazhdojnë tensionet

Sidoqoftë, megjithë këto thirrje të pranisë ndërkombëtare, situata politike në Kosovë mbetet e tensionuar, me protestat e vazhdueshme të opozitës, që kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Koalicioni qeverisës që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe lista “Serpska”, thotë se ata do ta vazhdojnë mandatin qeverisës deri në vitin 2018 dhe se nuk e kanë ndërmend të japin dorëheqje.

Mandati pesëvjeҁar i presidentes Atifete Jahjaga, përfundon me shtatë prill, për t’ia dorëzyar detyrën pasardhёsit Hashim Thaҁi, si President i Kosovës me mandat po ashtu pesëvjeҁar deri në vitin 2021.

SHKARKO APP