Kosova 179 prona jashtë vendit, 110 i ka në Serbi

Republika e Kosovës prej pronave shtetërore të paprivatizuara jashtë vendit ka më shumë në Serbi.

Kështu, në një njoftim për shtyp të Agjencisë Kosovare të Privatizimit thuhet se “lista e pronave të pashitura të Ndërmarrjeve Shoqërore, përveç Trepçës jashtë Kosovës, janë 162 ndërmarrje, prej tyre 99 ndërmarrje të Kosovës figurojnë në Serbi. Përveç këtyre edhe prona të ndërmarrjes Trepça, në Serbi janë 11”.

Sipas AKP-së, Kosova ka gjithashtu 35 ndërmarrje në Malin e Zi, 35 ndërmarrje në Bosnje dhe Hercegovinë, 7 ndërmarrje në Maqedoni, 5 ndërmarrje në Kroaci dhe një në Slloveni.

Kurse, vetëm prona të ndërmarrjes Trepça, jashtë Kosovës janë 17, prej tyre 11 në Serbi, 3  në Kroaci dhe 3 në Bosnje e Hercegovinë.

SHKARKO APP