Kosova 8 vjet me Kushtetutë, Thaçi: E kemi respektuar atë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta e Republikës ka vënë themelet e shtetit, ku qytetari është sovrani i vërtetë.
Në një postim në Facebook, në tetëvjetorin e miratimit të aktit më të lartë juridik Thaçi tha se :”Në këto vite kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj, por ndonëse Kushtetuta është një udhërrëfyes për një shoqëri të lirë e demokratike, fuqizimi i shoqërisë bazohet edhe në pjesëmarrjen aktive të vetë qytetarëve”, ka thënë Thaçi.
“Jam i nderuar që tani kam përgjegjësinë që në detyrën time të re si president i Kosovës, të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë”, ka shtuar ai.