Kosova, anëtare me të drejta të plotë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar
Ndërkombëtar, mori vendim për njohje të përkohshme të Kosovës dhe propozoi njohjen e përhershme me të drejta të plota në takimin e Monakos. Sipas vendimit të IOC-së, Kosova ka përmbushur kërkesat për pranim, si ato sportive, ashtu edhe ato teknike të parashikuara nga rregullorja, ndër të cilat është edhe njohja si shtet nga pjesa më e madhe e vendeve ndërkombëtare. Ky vendim i hap rrugën sportistëve kosovarë që të marrin pjesë në lojërat Olimpike, duke nisur që nga ato të “Rio 2016” në Brazil. Ndryshe nga FIFA e UEFA, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk kushtëzon anëtarësimin me pranimin e një vendi me të drejta të plota nga OKB. Aktualisht Kosova është njohur si shtet nga 108 vende anëtare të OKB-së, që numëron gjithsej 193 shtete. Sakaq, UEFA dhe FIFA, pas këtij vendimi vështirë se mund të rezistojnë në rtë ardhmen, çka do të thotë se njohja e Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare të futbollit është çështje kohe.h