Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kundër ndryshimit të kufijve

Shkup

Idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan, i kanë kundërshtuar edhe dy ministrat e Jashtëm ai i Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar homologen e tij Donika Gërvalla. E kanë cilësuar të rrezikshme dhe shqetësuese vetëm përmendjen e këtyre tezave.

“Ne duhet të bijmë pre e atij kurthi, sepse ajo është demantuar dhe nuk mendoj që është në rregull që këto dokumente ti lidhim me Slloveninë. Alternativa e vetme është zgjerimi i NATO-s në paqe”.

“Është e rrezikshme kur jepen dhe bëhen tendenca të tilla, me ndarje e vija etnike andaj për neve është shumë e qartë që nuk ka fare rëndësi ai dokument, por është shumë e rrezikshme sepse nxit konflikte”.

SHKARKO APP