Kosova do të nisë trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19 me plazmën e gjakut

Si shumë vende të tjera, edhe Kosova po shqyrton mundësinë e trajtimit të pacientëve me COVID-19 me plazmën e gjakut të atyre që janë shëruar.

Pacientët që e kanë kaluar Covidin, kanë fituar imunitet, dhe kështu kanë krijuar anti-trupa të cilat më së shumti gjenden në plazmën e gjakut.

Kjo plazmë mund të ndihmojë që edhe pacientët e tjerë aktual të infektuar ta kalojnë virusin, duke i kaluar antitrupat edhe personave të infektuar. Kjo metodë është e provuar edhe në pandeminë e variolës në 1972 dhe ka dhënë rezultat.

Megjithatë zyra e OBSH-së në Kosovë “trembet” se ky trajtim mund të krijojë probleme pasi vendi nuk ka infrastrukturën e nevojshme, por gjithsesi Ministria e Shëndetësisë e lë si mundësi të hapur pasi ka filluar konsultimet me autoritetet përkatëse.

SHKARKO APP