Kosova drejt NATO-s, Berisha: Stabilitet për rajonin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur votimin e një dite më parë të Kongresit Amerikan për mbështetjen e Kosovës në fushën ushtarake.
Duke shprehur urimet e përzemërta, Berisha thotë se ky vendim i ligjvënesve amerikan, ka një rëndësi historike për Kosovën, mbarë kombin shqiptar si dhe paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
“Te dashur miq, nje lajm me rendesi historike per Kosoven dhe mbare kombin shqiptar erdhi nga Washingtoni. Kongresi i SHBA i kerkon adminstrates se presidentit Obama te procedoje me ndihma konkrete te gjithanshme qe benje te mundur integrimin e Kosoves ne NATO. Ky vendim i ligjvenesve amerikan, ka nje rendesi historike per Kosoven, mbare kombin shqiptar si dhe paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone.Urime Kosove dhe mirenjohje miqve tane te medhenj!”, shkruan Berisha.