Kosova drejt shërimit? Vetëm 1 rast me Covid-19 në 24 orët e fundit

Nga 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, në Kosovë është konfirmuar vetëm një rast me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

“Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1.004 raste të infektuarve, prej të cilëve 29 kanë vdekur dhe 772 janë shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani janë testuar 12,551 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?