Kosova është Ramushi, Ramushi është Kosova

Nga Azgan Haklaj

Kosovë – Atje ku politika i nënshtrohet Sovranit

Këto ditë në Kosovë u proklamuan koalicionet zyrtarisht. Djemtë e luftës të prirë nga Ramush Haradinaj u banë bashkë si 19 vjet më parë në llogoret e luftës. E, përveç kësaj, risia është nominimi për kryeministër të Kosovës të z. Haradinaj, simbolit të Kombit Shqiptarë për të cilin mbarë hapësira shqiptare, diaspora dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, u derdhën rrugëve e shesheve me moton: Ramushi është Kosova, Kosova është Ramushi. Koalicioni që fitoi Luftën e konturoj Paqen do të ketë në krye të ekzekutivit Ramush Haradinajn, një hero të gjallë dhe jo vetëm.

Një burrë legjendë ku inkorporohen natyrshëm virtytet parësore të kombit shqiptar dhe koherenca e lojës moderne politike demokratike. Ai ka dëshmuar me fakte se nuk e njeh stepjen, as humbjen. Ai për të disatën herë përballoi konspiracionet e intrigat ndërkombtare të gatuara në kuzhinat akademike antishqiptare. Me kurajo të pashoqe u bë avokat i vetëvehtes, por dhe i luftës së UÇK-së, në betejat e të cilës dhanë jetën mijëra djem e vajza, burra dhe gra. Sakrifica ishte vetëmohuese por u realizua ëndrra 600 vjeçare e lirisë së Kosovës. Gjaku i derdhur lumë hyri si det i kuq në Flamurin Kombëtar për të mbetur përgjithmonë materie e ndërgjegjes së Kombit Shqiptar. Prandaj jo vetëm Koalicioni, por vet Kosova po i shpreh mirënjohjen Strategut të Luftës dhe Arkitektit të Paqes, z. Haradinaj duke e nominuar si Kryeministër. Ai në fakt ishte kryeministri i shtetit më të ri në botë, që la postin vullnetarisht dhe vazhdoj një betejë të stërgjatë për të çertifikuar ndërkombëtarisht kauzën e betejës për Liri të Kosovës dhe gjakun e atyre që u flijuan për Lirinë.  Ngadhnjimi i Haradinajt në sagën e gjatë me drejtësinë e pagëzojë atë Pashaportë Evropiane të Kosovës.

 Këto raste e precedentë nuk janë hasur tek ndonjë personalitet politik në Glob. Përballë Haradinajt dhe koalicionit të tij janë një treshe e konsumuar, që në thelb përfaqësojnë titizmin dhe konformizmin fatkeq në politikën kosovare. Kjo formulë është jashtë kontekstit, por mban mbi vehte pikëpyetje përmbajtësore. Ky koalicion, edhe si opozitë, nuk ka autoritetin për t’i shërbyer Kosovës.  Gjithësesi Sovrani do të flasë me verdiktin e tij më 11 Qershor në favorr të burrave të lirisë. Kjo nuk ka diskutim dhe është aksioma jo vetëm e pranuar, por edhe e stimuliar nga aleati strategjik i shqiptarëve – SHBA. Risia Haradinaj nuk ka peshë e entuziazëm vetëm në Kosovë. Ky Strateg i Luftës dhe Arkitekt i Paqes nuk ka projekt vetëm për Kosovën, por nacional-projekt të integruar zhvillimi, ku sidomos zonat verilindore të Atdheut do të jenë përfituese afatgjata.

Sot, natyrshëm, i lumturuar si shqiptar, bashkoj apelin tim me çdo motër e vëlla shqiptar për të bashkuar vullnetet dhe votën për koalicionin AAK-PDK-Nisma si një votë e pastër për vlerat e luftës, perspektivës dhe ardhmërisë së Kosovës.

SHKARKO APP