Kosova është Serbi! Presidentja e KSH-së: Historia serbe, gënjeshtër e madhe
Serbët vazhdojnë me thirrjet “Kosova është Serbi”, sepse kanë arsye, ngaqë historia e tyre është një gënjeshtër e madhe.
Sonja Biserko, presidente e Komitetit serb të Helsinkit, ka deklaruar për revistën kroate “Vijenac” se, e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”.
“Serbia nuk ka një qasje të vërtetë për një pjesë të historisë së saj, që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar hapur Sonja Biserko, gjatë një interviste të gjatë.
Ajo përsëriti edhe njëherë se, serbët ishin përgatitur për luftë kundër kroatëve, që nga vdekja e ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz-Tito.
“Fakulteti Juridik në Beograd ka qenë një prej shtyllave të projektit të madh serb, e nga aty janë përcaktuar të gjitha përpjekjet politike të Milosheviçit; nga aty flitej për të drejtën e serbëve për revoltë, duke mohuar republikat ekzistuese jugosllave; ndërsa argumentet e tyre janë përdorur në tekstet e botuara në libra dhe gazeta. Dhe memorandumi ‘Ëndrra’ është një prej atyre dokumenteve. Ata të gjithë pretendonin se duhej riorganizuar Jugosllavia, me qëllim që serbët të kapnin dhe të merrnin territorin e tyre etnik”, ka deklaruar Biserko.
Ajo ka folur gjithashtu për fjalimin e ministrit Aleksandar Vulin, në Jadovno, duke e etiketuar atë si “altoparlant të Vuçiçit”.