“Kosova është Serbi”, treni me mbishkrimin provokues mund të niset sërish nga Beogradi

Treni provokues nga Beogradi me mbishkrimin “Kosova është Serbi” mund të marrë sërish rrugën drejt territorit kosovar.

Më shumë se një vit më parë, në janar të 2017 ai u ndalua nga policia në kufi me Kosovën pasi kishte të shkruara mesazhe nacionaliste.

Mirëpo Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor në të ashtuquajturën zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë, shprehet se punët dekorative të këtij treni që ishte dashur të qarkullonte në relacionin Beograd- Mitrovicë, kanë kushtuar rreth 498 mijë denarë(rreth 4.000 euro).

“Të gjitha punët dekorative për trenin “Kosova është Serbi”, që është dashur të qarkullonte në relacionin Beograd – Mitrovicë, kanë kushtuar 498 mijë dinarë (rreth 4.000 euro). Por ky çmim është i vogël krahasuar me atë se çka do të simbolizonte ky tren për shtetin serb.Fakti që ai mesazh nuk mund t’i pëlqejë dikujt, nuk do të thotë që ne nuk do ta përsërisim atë…Kosova për të gjithë ne është zemra e Serbisë”, shprehet Kozarev.

Këtë tren, me qëllime të qarta destabilizimi, Serbia e ndali në momentin e fundit në Rashkë pas reagimeve të fuqishme të Kosovës e të aleatëve botëror, si dhe pas dërgimit të njësiteve speciale policore të ROSU –s në veri të vendit.

Pas kësaj, trenit i ishte ndryshuar itinerari.

 

SHKARKO APP