Kosova feston sot 7-vjetorin e Pavarësisë
Sot Kosova feston 7-vjetorin e Pavarësisë.
Më 17 shkurt të vitit 2008, në një seancë solemne Kosova u shpall shtet i pavarur që deri në atë kohë administrohej nga UNMIK-u.
Shpalljes së Pavarësisë i ka paraprirë një proces i gjatë që nga viti 1989 por edhe më herët ku popullsia shqiptare nuk iu ka bindur asnjëherë regjimit komunist dhe atyre serbë të ish-Jugosllavisë.
Pas suprimimit të autonomisë në vitin 1989 nga ish diktatori Sllobodan Milosheviq, popullsia shqiptare u përjashtua nga puna, nxënësit nga shkollat kështu që u krijuan institucione paralele.
Për këtë përvjetor, krerët e shtetit të Kosovës kanë marrë edhe urime nga krerë të lartë botëror. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përmes një telegrami ka uruar Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Krijimi i shtetit të Kosovës, është vlerësuar se i ka dhënë një dimension të ri paqes e stabilitetit në rajon.