Kosova feston sot Pavarësinë, 11 vite sovrane
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova shpalli Pavarësinë. Sot bëhen 11 vite që nga dita që Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran.
Më 22 korrik 2010, Pavarësia e Kosovës u pranua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ishte po kjo gjykata, e cila konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.
116 shtete deri më tani e kanë njohur si shtet të pavarur Kosovën, por ndërsa vizion mbeten anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uroi Pavarësinë: “Mirëmëngjes miq. Urime 11-vjetori i Pavarësisë”. së Kosovës!”
Disa ditw më parë edhe presidenti amerikan kërkoi, që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës.