Kosova hap ambasada në Katar, Poloni e Portugali

residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar sot një dekret për themelimin e misioneve diplomatike të Kosovës në nivel të ambasadave në shtetin e Katarit, në Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë.

Në një komunikatë për media nga Presidenca thuhet se “Presidenti i Republikës së Kosovës, dekretet për themelimin e këtyre tri misioneve diplomatike i ka nënshkruar në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenet e ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës dhe ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës”

Në komunikatë, presidenti Kosovës thuhet të ketë deklaruar se “themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në shtetin e Katarit, Republikën e Polonisë dhe në Republikën e Portugalisë është në shërbim të forcimit të marrëdhënieve tona shtetërore dhe diplomatike”, thuhet në fund të komunikatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?