Kosova hap ambasadën në Malajzi, presidentja Osmani: Dritare e re për vendin në Azi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është hapur Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet se kjo ambasadë është një dritare e re për vendin, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë, që është një ndër vendet e para që ka njohur Kosovën.

“Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi. Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet”, tha Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?