Kosova harxhon rreth 6.5 milionë euro në fishekzjarre

Sikurse gjatë viteve tjera në muajin dhjetor fillon blerja dhe shitja më e madhe e mjeteve piroteknike në Kosovë.

Në bazë të të dhënave nga Dogana e Kosovës të dhëna për KALLXO.com, edhe këtë vit si në vitin paraprak mjetet piroteknike kryesisht janë të importuara nga Kina, e këtë vit numri i importit krahasuar me vitin e kaluar ka rënë.

Që nga fillimi i këtij viti e deri më tash, sepse numri i tyre mund të rritet deri në javën e ardhshme, sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, këtë vit importi i fishekzjarreve ka qenë kryesisht nga Kina, deri më tani të importuara janë rreth 81,000 mijë kg me vlerë prej 6.3 milionë euro, kurse taksa doganore të paguara janë rreth 2 milionë euro.

Në vitin 2018 Kosova ka importuar mbi 108 mijë kilogramë mjete piroteknike.

Kurse Destan Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv nga Departamenti për Siguri Publike në Ministrisë e Punëve të Brendshme në pyetjen se kujt do i shiten këto mjete dhe a do kërkohet liçencim për to, ai për KALLXO.com tha se sipas ligjit për përdorim civil të eksplozivëve neni 15: “Fishekzjarrët shiten vetëm nga personat e autorizuar dhe të licencuar për tregti ose për shitje me pakicë për fishekzjarrë”.

|Kompanitë e licencuara nga MPB për tregti kanë autorizim që mjetet piroteknike dhe fishekzjarrët t’i shesin sipas: Nenit 15 paragrafi 6 i Ligjit për përdorim civil të eksploziveve: ”Fishekzjarrët e kategorisë 1, 2 dhe 3 të paragrafit 2. të këtij neni, mund t’ju shiten personave prej moshës si në vijim: Kategoria 1: dymbëdhjetë (12) vjet; Fishekzjarrët e kategorisë 1 që paraqesin rrezik shumë të ulët dhe nivel të zërit të papërfillshëm, dhe të cilët kanë për qëllim të përdoren në vende të izoluara, duke përfshirë,  fishekzjarrë që kanë për qëllim të përdoren brenda vendbanimeve. Kategoria 2: gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; Fishekzjarrët e kategorisë 2 që paraqesin rrezik të ulët dhe nivel të ulët të zërit dhe qëkanë për qëllim të përdoren në vende të hapura dhe të izoluara. Kategoria 3: tetëmbëdhjetë (18) vjet; Fishekzjarrët e kategorisë 3 që paraqesin rrezik të mesëm, të cilët kanë për qëllim të përdoren në vende të hapura dhe të mëdha, dhe që kanë nivel të zhurmës e cila nuk dëmton shëndetin e njeriut”, tha ai për KALLXO.com

Sipas Mustafës në kategroinë  T1 dhe P1 hyjnë personat nga tetëmbëdhjetë (18) vjet e tutje.

Fishekzjarrët e kategorisë katër që paraqesin rrezik të lartë, që kanë për qëllim të përdoren vetëm nga personat me përgatitje të specializuar, zakonisht njihen si fishekzjarrë për përvojë 12 vjecare, 16 dhe 18.

Në pyetjen se çfarë masa ka marrë kjo ministri për këtë vit, Mustafa u shpreh: “Gjatë gjithë vitit MPB ka aktivitete të rregullta me qëllim që të merren të gjitha masat ligjore që mjetet piroteknike dhe fishekzjarrët të deponohen dhe ruhen sipas standardeve teknike me qëllim që deri tek përdorimi i tyre t’i plotësojnë kushtet për përdorim të sigurtë. Natyrisht që gjatë festës së vitit të ri aktivitetet e shitjes dhe përdorimit të këtyre mjeteve rriten në masë të madhe prandaj jemi të përkushtuar që përmes formave të ndryshme të informimit dhe inspektimeve në terren të sigurohemi që shitja e fishekzjarrëve të bëhet në pajtueshmëri me ligjin”.

SHKARKO APP