Kosova i dërgon Shqipërisë listën me 60 mjekë që do vaksinohen në Kukës

Kosova ka bërë gati listën e 60 mjekëve dhe infermierëve që do të vaksinohen në Shqipëri, në Kukës.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se listën ia ka dërguar autoriteteve shqiptare.

Sipas njoftimit, kjo listë është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, bazuar në gatishmërinë që ka shprehur Shqipëria për të ndihmuar dhe vaksinuar profesionistët e vijës së parë në luftën kundër Covid-19 në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla konfirmoi se Shqipëria kishte 500 doza në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?