Kosova i përgjigjet Ramës për planin e Asociacionit: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk e ka mirëpritur draft statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve. Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin. Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë” – ka deklaruar ai në një intervistë për Al Jazeera Balkans.

SHKARKO APP