Kosova lë pas SHBA-në dhe Kinën me medalje për kokë banori
Kosova E Enjte, 29 Prill 2021 23:21
SHBA-ja dhe Kina mund të jenë forcë dominuese sa u përket medaljeve olimpike, por këto dy shtete nuk mund të krenohen me medaljet që kanë fituar në krahasim me popullsinë që kanë.
Kosova, Zelanda e Re, Mongolia dhe Australia janë forcë dominuese kur medaljet e fituara maten për kah numri i banorëve.
Kosova është në krye të listës në saje të Majlinda Kelmendit, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë 52 kilogram në xhudo.