Kosova marrëveshje ekonomike me Hungarinë

 

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar sot vizitën zyrtare dyditore në Hungari.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe për thellimin e bashkëpunimit të gjithmbarshëm ndërshtetëror, me theks të posaçëm në ekonomi dhe në vazhdimin e mbështetjes së shtetit hungarez dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike. Thaçi dhe Szijjártó nënshkruan marrëveshjen për zhvillim ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë. Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi dhe sekretari hungarez i Shtetit për zhvillim ekonomik, János Fónagy, nënshkruan edhe marrëveshjen për transport rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e parë të vizitës zyrtare në Hungari, zëvendëskryeministri Thaçi do ta përmbyll me një ligjëratë publike, të titulluar “Jetësimi i perspektivës euroatlantike të Kosovës”, të organizuar nga Instituti për Punë të Jashtme i Hungarisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, nesër, zëvendëskryeministri Thaçi do të pritet edhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orbán, me të cilin do të zhvillojë një takim bilateral.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të përmbyll vizitën e tij zyrtare në Hungari me një takim bilateral edhe me kryetarin e parlamentit hungarez, László Kövér.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?