Kosova me kodin e saj telefonik në tetor

Kreshnik Gashi, kreu i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë, bëri me dije se në fillm të tetorit, Kosova do të marrë kodin telefonik shtetëror +383.

Ai tha se tashmë pala serbe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të heqë bllokadën në ITU.

“Që nga java e ardhshme, pala serbe do ta heqë këtë bllokadë dhe Kosova mund të pajiset me kod në fillim të tetorit të këtij viti. Pritet që me përfundimin e këtij raundi të fundit për telekomin të arrihet marrëveshje që në tetor të këtij viti të publikohet në ITU, dhënia e kodit telefonik për Kosovën”, theksoi ai Gashi.

SHKARKO APP