Kosova me lidership të ri

Prof. Lisen Bashkurti –

Sot Kuvendi i Kosoves zgjodhi Presidenten e Republikes, znj. Vjosa Osmani. Me kete zgjedhje u plotesuan kreret e gjithe institucioneve politike drejtuese kryesore te Kosoves, Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit.

Kemi tanime nje lidership te ri ne krye te vendit. Ky lidership shenon nje faze te re ne zhvillimet politike, institucionale, ekonomike, sociale dhe nderkombetare te Republikes se Kosoves.

Me kete lidership Kosova hyn ne fazen e stabilitetit te demokracise, sundimit te ligjit, respektit per lirite dhe te drejtat e njeriut, per zhvillimin ekonomik e social te vendit. Eshte periudha e ngjalljes se shpresave per qytetaret e Kosoves e posaqerisht per rinine e saj.

Ky lidership patriotik, modern, profesional dhe me etike te larte do ngreje lart imazhin nderkombetar te Republikes se Kosoves, do permiresoje reputacionin e saj, cka do e afroje me shpejt Kosoven ne familjen e shteteve ne OKB, do shpejtoje integrimin ne NATO e BE.

Eshte ky lidership qe do e rivendose Kosoven ne tryezen e negocimit per normalizimin e marredhenieve me Serbine permes realizimit te njohjes reciproke ndermjet dy shteteve.

Zgjedhja e lidershipit te ri ne krye te Kosoves eshte shprese e re per qytetaret e saj dhe frymezim per qytetaret e Shqiperise per te realizuar me voten e lire dhe te ndershme ndryshimin e madh me 25 prill 2021.

Urime Kosove dhe faleminderit per frymezimin e dhene per Shqiperine!

SHKARKO APP