Kosova më në fund në hartën e Apple, por ka diçka që i shqetëson njerëzit

Qëllimi pas peticionit “Put Kosovo on Apple Maps”, më në fund u arrit dhe Kosova u vendos në hartën e Apple. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Twitter, bëri me dije para pak kohësh, se ka shkruar një letër zyrtare drejtuar Tim Cook, CEO-s së Apple, ku i kërkon atij “të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të paraqitur në mënyrë korrekte kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, në shërbimet e Apple Maps”.

Edhe pas vendosjes në hartë, ka përsëri një sërë diskutimesh dhe pakënaqësish. Disa prej njerëzve thonë se duhej të shkruhej Prishtina dhe jo Pristina me s-në e gjuhës serbe.

Të tjerë diskutojnë në lidhje me kufijtë e vendosur me vija të ndëprera, për të cilat arsyeja lidhet me të mbajturit një qëndrim gjeo-politik të saktë, duke qenë së përveç Serbisë edhe disa vende të tjera të botës nuk e njohin ende Kosovën, si një shtet të pavarur.

https://www.instagram.com/p/CEgpSqxgXFh/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP