Kosova merr 1 mijë teste ndaj COVID 19 nga Serbia

Rastet në Kosovë po shtohen, teksa në anën tjetër vendi po përballet me një numër të pakët testesh.

Në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit lidhur me masat ndaj koronavirusit, sot Kosova ka pranuar donacion nga Serbia, njëmijë teste.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi në Facebook.

“Para disa ditësh në IKSHPK janë liruar 2100 teste. Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera. 1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së. 1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia. Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera. Pa panik, RRI’NSHPI”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, nga 8 shkurti janë konfirmuar 449 raste me coroanvirus në vendin tonë, me 12 të vdekur e 79 të shëruar.

Gjithsej deri me tani janë testuar 3,915 persona.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve.

SHKARKO APP