Kosova merr përkrahje nga SHBA për fuqizimin e sundimit të ligjit

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori mbështetje nga Departamenti i Shtetit për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

Në takimin e ministres Hoxha me ndihmës sekretarin e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, Hoyt Brian Yee, u diskutua për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, sfidat dhe arritjet.

Ministrja Hoxha e njohu ndihmës sekretarin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe reformat legjislative, si dhe reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihmëssekretari i Shtetit Yee, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e ministres Hoxha për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e legjislacionit që i kontribuon sundimit të ligjit, duke ofruar përkrahje reformës në drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të ndihmës sekretarit të Shtetit Yee për reformën legjislative, që fuqizon sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?