Kosova miraton një plan për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kësaj të hëne kanë shqyrtuar një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Në këtë mbledhje është bërë i mundur miratimi i planit për zbatimin e një marrëveshje për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se kanë identifikuar veprimet kyçe për zbatimin e marrëveshjes.

“Duke u bazuar në këto marrëveshja ka identifikuar veprimet kryesore, duke qenë se për disa pika kanë qenë më herët. Pritjet nga dikasteret të merren të gjitha masat për zbatimin e këtij plani”, tha ai.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar gjithashtu edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

SHKARKO APP