Kosova ndalon fluturimet e Boeing 737-8 MAX

Aksidenti tragjik ajror në Etiopi që i mori jetën 157 njerëzve po i jep goditje të madhe kompanisë amerikane ‘Boeing’. Modeli i avionit ‘737 Max 8’ është i dyti që rrëzohet, pas aksidentit të ndodhur disa muaj më parë në Indonezi, ku humbën jetën 189 njerëz.

Mes shumë shteteve, edhe Kosova ka urdhëruar që të ndalohen të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet ajrore të tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX dhe 737-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim nga Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit ( EASA) lidhur me sigurinë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve ajrore për operime ajrore. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Shtetet që kanë ndaluar fluturimet e ‘Boeing 737 Max 8’

Britania e Madhe
Australia
Kina
Koreja e Jugut
Mongolia
India
Indonezia
Ishujt Kajman
Malajzia
Vietnami
Singapori
Brazili
Argjentina
Meksika
Etiopia
Kosova

SHKARKO APP