​Kosova ndalon mjetet me targa serbe, Vuçiç: Do i bëja thirrje NATO-s

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se ai i refuzoi propozimet e supozuara si kompromise në lidhje me Kosovën, ndërkohë që ka bërë të ditur se nesër do të diskutojnë lidhur me masat shtesë pas vendosjes së reciprocitetit për targa nga ane e Prishtinës zyrtare.

”Durimi i Serbisë nuk është i pakufizuar, se gjithçka mund të bëhet me forcë, por që serbët nuk do të pajtohen me ato lëvizje. Nëse prona e serbëve nga veriu i Kosovës vazhdon të jetë e rrezikuar, ne do t’i bëjmë thirrje KFOR -it dhe NATO -s që të mbrojnë jetën dhe pronën e popullatës serbe”.

Po ashtu ai shprehu shpresën se Serbia nuk do të marrë masa ekonomike, pasi nuk do të jetë e mirë për të gjithë rajonin. ”Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, kjo nuk do të jetë mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?