Kosova në ditë zie kombëtare në nder të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flamuri i Republikës së Kosovës është ulur në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur këtë të hëne ditë zie.

Aksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës.

SHKARKO APP