Kosova në geto, pa viza vetëm në 48 shtete

Para dy ditësh Komisionari i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, ua shuajti shpresat shqiptarëve të Kosovës për të marrë liberalizimin e vizave, e kjo gjë dëshpëroi shumë popullin.

Për dy ditë me radhë rrjetet sociale janë vërshuar nga gjuha e ashpër, duke u shprehur zhgënjimin me qasjen e BE-së.

Ndërkohë, është riaktualizuar lista me vendet që qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për procedura nëpër ambasada.

Shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë vetëm në 14 vende pa pasur fare nevojë për viza, siç janë Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Turqia dhe disa vende të tjera.

Ndërkaq, janë 34 shtete që ofrojnë viza në mbërritje, mirëpo nuk llogariten pengesë pasi nuk ka refuzime dhe pritje. Në këtë listë futen shtete kryesisht të Afrikës dhe Azisë. Ndër to është Katari, Uganda, Togo, Ishujt Maldive, Irani, Xhamajka e të tjera.

Ndryshe, Kosova ka regjim vizash për 150 vende të tjera. Sa për krahasim, populli i Emirateve Arabe mund të udhëtojnë në pa viza në 167 vende të botës.

SHKARKO APP