Kosova në gjëndje të rëndë/ Albin Kurti: Masat do shtrëngohen, gati doza e 3-të
Kryeministri Albin Kurti, pranon që vendi po përballet me një situatë shumë të rënduar nga Covid-19, dhe përsëriti thirrjet për vaksinim.
“Këto tre javët e fundit kanë qenë më të rëndat që kemi përjetuar deri më tani, ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit. Ju bëj thirrje të gjithëve që të vaksinoheni, pasi kjo është rruga më e mirë që kemi deri më tani”.
Vetëm rreth 19 % e popullsisë së rritur është imunizuar plotësisht ndërsa regjimi i masave kufizuese do të vazhdojë edhe pas 13 shtatorit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka përjashtuar injektimin e dozës së tretë për grupet më të rrezikuara.