Kosova në Kongresin Paneuropa të Vjenës: Jemi europianë të mirë, do ta shihni
Kosovarëve duhet tu ofrohet perspektiva europiane. Na jepni mundësinë, që ta shihni sa europianë të mirë jemi. Kështu deklaroi zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, gjatë fjalimit të tij në manifestimin e Kongresit Paneuropa në Vjenë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, është përqendruar në ardhmen e Evropës dhe të Kosovës si pjesë e Evropës, në rrugëtimin e saj që po e ndjekë. Ai derisa ka mbajtur fjalim në manifestimin e Kongresit Paneuropa, në Vjenë, deklaroi se “Kosova është Evropë dhe se Evropa është fati ynë i përbashkët”.
Myrtezaj ka shtuar se shtuar se Evropa duhet të ju ofrojë qytetarëve të Kosovës mundësi për të qenë pjesë e saj.
“Kosovës dhe qytetarëve të saj, në veçanti të rejave dhe të rinjve të ju ofrohet perspektiva evropiane. Na jepni mundësinë dhe do të shihni që do të jemi evropianë të mirë”, është shprehur Murtezaj, derisa i ka siguruar të pranishmit për vizionin e palëkundur europian të Kosovës. -GazetaExpress