Kosova në krizë, s’ka ende datë për seancën e ardhshme konstituive

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci nuk ka ende një datë se kur do të mbahet seanca e ardhshme legjislative.

Pas 6 përpjekjesh, koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN nuk ka arritur të zgjedhë kryeparlamentarin e ri të Kosovës. Në seancën e një jave më parë, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, pranoi se PAN nuk ka votat e mjaftueshme, duke kërkuar kështu afat shtesë për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka deklaruar se nuk e sheh të nevojshëm një tjetër takim konsultativ mes partive, pasi takimet e mëparshme kanë rezultuar jo-frytëdhënëse. Mikullovci ka shprehur dyshimet e tij në qëndrueshmërinë politike të Behgjet Pacollit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe faktin se ata mund të lëkunden e t’i bashkohen koalicionit PAN.

Këta të fundit nuk do të ndërrojnë kandidatin e tyre të propozuar për kryetar të Kuvendit, pavarësisht faktit se Kadri Veseli nuk përkrahet nga deputetët e Vetëvendosjes dhe koalicionit LAA.

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ftoi koalicionin PAN të propozojë një tjetër emër për kryeparlamentar, nisur nga fakti se Veseli nuk po arrin të marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

SHKARKO APP