Kosova në krizë të thellë, mediat shqipe: “Gruja e Ermalit është shtatzënë”

 

 

Nga Gëzim Mekuli/

Sipas mediave shqipe, gruaja e Ermalit qenka shtatzënë. Ky është një lajm optimist e shpresëdhënës për qytetarët, shoqërinë tonë si dhe për vet shtetin e Kosovës.

Hiç më pak, ky lajm e kjo ndodhi, qetëson edhe rajonin e trazuar të Ballkanit. Kjo gjendje do të ndikoj pozitivisht në marrëdhëniet e qeverisë së Kosovës me politikat e Bashkimit europian. Po ashtu edhe në inkuadrimin e Kosovës në struktura verio-atlanike të NATO-s, kjo na jepë shpresë e motivacion politik.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pas shtatëzanisë së gruas së Ermalit, tani është më afër dhe më i mundshëm.

Pas kësaj të arriture të madhe, protestat e opozitës, sot, janë të tepërta, destruktive dhe janë në shërbim të polikave ruse dhe kineze. 

SHKARKO APP