Kosova në luftë në 1999, ja çfarë bëri gjenerali Jackson (VIDEO)
Viti 1999 ka qenë kulmi i ushtrisë serbe për t’u hakmarrë dhe për të vazhduar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, pasi avionët e NATO-s kishin intensifikuar sulmet ajrore në ish-Jugosllavi.
Komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik Michael David Jackson, ka komanduar hyrjen e 40 mijë trupave ndërkombëtare ushtarake në Kosovë, ndërsa pritej një zgjidhje më me strukturat serbe në Kumanovë të Maqedonisë.
Bashkimi Evropian kishte deleguar diplomatin finlandez Martti Ahtisaarin, ndërkaq rusët ministrin e jashtëm Viktor Chernomirdin.
Pas disa ditë negociata, pala serbe pranoi që t’i tërheqë të gjithë ushtarët e policët nga Kosova dhe kontrollin ndaj këtij territori i ka ngelur misioni i NATO-s, KFOR-i.